Hotel Continental 

Vore, Albania
 069 622 5317

Përshkrimi:

Kanalet tona:

   

Kategoria: Hotel

            “Hotel Continental”, eshte nje nga hotelet me te njohura me nje klas te larte e te vendosur ne qender te Vores, vetem 10 minuta larg me makine nga Tirana.

             Nje hotel teper luksoz, I cili permban 44 dhoma te stilit modern nga te cilat 2

 suita ,4 apartamente, te pajisur ne menyre shume te bukur me mini- bar, telefon, dhe TV ne cdo dhome, tualet modern privat, system kontrolli per ngrohjen dhe  ajrin  e  kondicionuar gjate gjithe vitit per te qene me prane komoditetit tuaj, ashensor, sherbim lavanterie, TV ne holl, sistem te plote “ back up” per elektricitetin dhe ujin duke iu siguruar nje sherbim te vazhdueshem dhe te panderprere.Nje dhome do t`ju kushtoje rreth 50 Euro e  siper, perfshire mengjesin, parkingun dhe taksat.

            Lehtesira per te ftuarit e konferencave , seminareve apo takimeve te biznesit, fotokopje, fax, internet, etj.Nje salle per konferenca, do t`ju kushtoje 100 Euro per 100 te ftuar.

          Ketu ka palester, sauna, qender sportive, fusha per futboll, basketboll, volejboll, po ashtu dhe fushe tenisi, ping- pongu, salle per bilardo, lojra elektronike, etj.

          Pishina verore dhe dimerore ju ofron zgjedhje te ndryshme te barit dhe fast food gjate dites, dhe te koktejeve gjate mbremjeve me nje atmosfere relaksi dhe nen tingujt e muzikes live apo DJ, te frekuentuar shpesh nga njerez te biznesit.

         Relaksohuni ne ambjentet e bukura te restorantit brenda dhe jashte hotelit.

Ushqim nga kuzhina nderkombetare dhe shqipetare I sherbyer me elegance nga restoranti I   hotelit.

         Shijoni nje pije ne ambjentet moderne dhe te qeta te barit.

         Nese deshironi pica, ate do t`a gjeni aty, te pjekura ne furre druri apo  tulle, sipas deshires.

         Jeta e Nates. Nje salle e madhe per ballo me kapacitet mbi 500 te ftuar per te ndjere kenaqesine e muzikes live nga kengetaret me te mire shqiptare, karaokes apo kercimit.Nje salle teper e madhe per ceremoni te tilla si: dasma, pervjetore, ditelindje, festa te Krishtlindjeve, Vitit te Ri, etj.

        Ju garantojme sherbim sigurie 24 ore, parking, po ashtu dhe transportin per ne qytet.

       Ne jemi gjithmone te gatshem t`ju japim informacionin e duhur dhe ju premtojme vemendje sa here qe ju nevojitet.

 f Insta                                                                 Rezervo

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Orari:

10:00-01:00

Informacion shtesë:

Kategoria:
Paketa: ,